Barcelona ka reaguar për skandalin “Panama Papers” dhe raportimet që e lidhin këtë skandal me yllin Lionel Messi, duke thënë se klubi e përkrah plotësisht argjentinasin.
Familje e Messit më herët gjatë ditës ka mohuar raportimet në lidhje me dokumentet, e zbuluara nga firma “Mossack Fonseca”, ndërsa tani mbështetje i ka ofruar edhe klubi.
“Që nga momenti i parë kur “Panama Papers”, që akuzon Leo Messin për fshehje të parave, Barcelona është thellësisht e prekur dhe ofron përkrahjen për lojtarin dhe familjen e tij”, thuhet në njoftim të klubit.
“Klubi është në dispozicion të familjes për çështjet juridike, fiskale dhe administrative, për të pastruar emrin e tij nga ky rast”, thuhet më tej në njoftimin e Barçës.