Barcelona ka provokuar rivalin e saj të betuar Real Madrid,gjiganti katalan dëshiron që finale e Copa Del Rey ta luajë në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, çka nuk do të pranohet sërish nga presidenti Florentino Perez.
Barcelona në ndeshjen e parë gjysmëfinale shkatërroi Valencian me rezultatin e thellë 7:0, duke siguruar kështu finalen edhe pse nuk është zhvilluar ende ndeshja e kthimit.
Në finale Barcelona pritet të luajë kundër Sevillas, e cila mposhti dje 4-0 Celta Vigon.
Finalja do të luhet me 21 ose 22 maj.
(Kosova Sot)