Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku zhvilloi një takim me banorë të këtij qyteti, ndërsa paralajmëroi nisjen e protestave antiqeveritari.
Nga Lushnja, kryedemokrati u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me opozitën për të rrëzuar qeverinë, që sipas tij u ka shtrënguar në fyt lakun qytetarëve, duke mos dhënë asnjë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre që shtohen dita-ditës.
“Ju jeni shumica dhe revoltën tuaj do të kthejmë në energji për rrëzimin e kësaj qeverie hajdute. Ka ardhur koha që fjalën ta kenë qytetarët. Ne së bashku me ju do ta pastrojmë politiken e Tiranës nga plehrat e 1 prillit”, – tha Basha.