Presidenti sirian Bashar al-Asad ka kritikuar hyrjen e Britanisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke thënë se sulmet ajrore të koalicionit janë të paligjshme dhe do të dështojnë.
Në një intervistë të botuar në gazetën britanike, Sunday Times, Assad tha se Shteti Islamik nuk mund të mposhtet vetëm nga sulmet ajrore, dhe se vetëm sulmet nga Rusia që filluan në shtator kanë qenë të efektshme.
Ai ka kritikuar prej kohësh qeveritë perëndimore dhe të tjerët në rajon që mbështesin luftëtarët e opozitës së moderuar, dhe u ankua se sulmet ajrore të koalicionit janë një shkelje e sovranitetit të vendit të tij. Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera të Perëndimit thonë se sulmet ajrore të Rusisë janë përqendruar kryesisht ndaj luftëtarëve të opozitës dhe militantëve të Shtetit Islamik.