Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, ka kërcënuar zyrtarin e lartë në KQZ Nexhmedin Hyseni. Ai madje këtë e ka bërë në mënyrë publike, me anë të rrjetit social Facebook, duke iu drejtuar tij “Do të vie radha edhe ty”. Pas kërcënimit ka reaguar edhe Hyseni, duke ia kujtuar se një situatë kërcënuese të ngjashme e kishte në kohën e luftës, në vitin 1999
Krasniqi, ish anëtar i KQZ’së, nga Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë publike ka kërcënuar zyrtar të lartë në vendin që ka punuar. Në profilin e një shokut të përbashkët mes Hysenit dhe Krasniqit, ky i fundit e ka kërcuar duke shkruar: “Do të vie radha edhe ty”.
Për këtë, Nexhmedin Hyseni, në një prononcim dhënë për Express, ka thënë se është befasuar nga opinionin i tij dhe do të mendojë çfarë do të bëjë me deklaratat e Krasniqit.
“Mu më ka befasuar sinqerisht opinioni i tij. Unë e kam bërë përsëri një koment dhe iu kam përgjigjur në llogarinë e një shokut të përbashkët. Nuk e di si do të veproj, sepse tani jam në një ligjëratë dhe pasi të lirohem do të mendoj për këtë”, ka thënë Hyseni.
Komenti me të cilën Hyseni i kundërpërgjigjet Krasniqit është duke ia kujtuar atij një situatë kërcënuese që e kishte 15 vite më parë, në kohën e luftës në vitin 1999.
Krasniqi, më herët ka qenë anëtar i KQZ’së i deleguar nga Lëvizja Vetëvendosje tash është rehatuar në Komunën e Prishtinës, duke e marrë postin si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Kompanisë “Pastrimi”. Alban Krasniqi po ashtu kishte kandiduar dhe kishte dështuar në zgjedhjet lokale për kryetar të Malishevës. Kishte marrë vetëm 1,090 vota, duke mos arritur të bëhej Kryetar i qytetit të tij të lindjes./Express/