Lajmet e fundit

Bashkëshorti i Donika Kadaj: Ajo është në gjendje kritike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi që dy ditë është e hospitalizuar brenda burgut për shkak të një helmimi ka thënë për Klan Kosovën, bashkëshorti i deputetes, Naser Bujupi.

Në një  lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin Info Magazine, ai tha se deputetja është në gjendje kritike.

“Donika më ka telefonuar dhe më ka treguar se ka qe dy ditë që është hospitalizuar dhe është në gjendje shumë kritike”.

“Ka dy ditë që është e helmuar me ushqimin e Burgut të Lipjanit”.

“Ende nuk kam informatë të saktë se si është gjendja e saj mirëpo jam duke shkuar për vizitë dhe shpresoj që të më lejojnë që ta vizitoj”, ka thënë bashkëshorti i deputetes.

Bujupi tha se gruan e tij po tentojnë ta eliminojnë për shkak të qëndrimeve politike të saj.

“Kjo është një e keqe e madhe e shtetit të Kosovës për shkak se po mundohet ta eliminojë një politikane që po i kundërshton. Fajet për gjendjen e saj i ka pushteti. Po pres që ta shoh e ta konfirmoj nëse Donika është mirë”.

Naser Bujupi e ka fajësuar pushtetin aktual dhe ka thënë se ai synon t’i eliminojë kundërshtarët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.