Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian, sipas Haradinajt duhet të ndjejë turp për gjendjen e keqe të të rinjve

Duke kujtuar vendet e reja të punës, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, anëtarësimin në UNESCO, liberalizmin e vizave, përmes kësaj video, opozita tha se këto janë vetëm disa nga premtimet dhe deklaratat e pavërteta të liderëve të koalicionit qeverisës, për mos-realizimin e të cilave ata duhet të japin llogari.

Opozita kërkoi nga Amerika që t’iu lejohet qytetarëve të Kosovës që të vendosin vet për vendin e tyre. Në këtë tubim, opozita bëri thirrje për dalje masive në protestën e 9 janarit, ku thanë se është dita kur do t’i kërkohet llogari e dorëheqje qeverisë së koalicionit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pati një kërkesë për Amerikën.

“Miqtë tanë amerikanë, ne e shohim tek ata mikun që në kohë të vështira na ka ndihmuar. I lusim mos të bëjnë gabim, të lejojmë qytetarin e Kosovës të vendosë për vete. T’i mundësohet qytetarit të Kosovës të merr vendime. Qytetari i Kosovës i do miqtë, i respekton fqinjët, por është i vendosur mos të lejojë një Republikë Serbe në Kosovë. Me dokumente të Murat Mehës, lehtë është me e gjet që është në përputhje marrëveshja me Malin e Zi, por po u shkarkua Murat Meha për 24 orë gjendet e vërteta tjetër,” citon kp të ketë thënë Haradinaj.

Ai foli edhe për rolin e Kosovës në Evropë. Bashkimi Evropian, sipas Haradinajt duhet të ndjejë turp për gjendjen e keqe të të rinjve kosovarë, në të cilën ndodhen tani.

“Është pak turp për BE-në se si disa të rinj evropian janë kaq keq. Është « mire me i ardhë keq edhe Brukselit e të tjerëve, pse të rinjtë evropian të Evropës, jo të kontinenteve tjera, por të Kosovës, janë në këtë pozitë. Ne e dimë ku është faji, faji është tek këta që i pamë më herët se çka thanë. Ne si evropian, si popull që jemi në Evropë, që kemi qenë, ne nderuam edhe obligime dhe parametra global, ne ditëm me marr besimin e NATO-s, ne ditëm me marrë miqësinë me Amerikën dhe ne e ndërtuam këtë miqësi. Atëherë pse sot ne, si vend, duhet vetëm ne të japim për tu përshtatë në regjion.

Pse Kosovës po i ndodhë kjo që po i ndodhë, pse ne kemi lider e udhëheqës institucional kaq të korruptuar, kaq jo në shërbim të vendit të vet. Sepse është mbjellë një logjikë që ju si Kosovë duheni me iu përshtatë regjionit, ju duheni me akomodu regjionin, ne si Kosovë ende pa qenë shtet, ende pa I pas njohjet prej pesëshes së BE-së, po na thuhet jepni ju që të stabilizohet Ballkani. Çfarë kuptimi ka kjo?”, tha Haradinaj.

Ai tha se prej shtetit të ri të Kosovës, i cili ende nuk ka arritur të formohet në tërësi, po kërkohet që të jap nga vetja për të, rehatuar siç tha Haradinaj, Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar që kauza e opozitës ishte e drejtë.

Limaj: Nuk do të ndalemi, do të mblidhemi më 9 janar

“Rrahën rinia e Kosovës sot, për ta kthy Serbinë në Kosovë, ashtu siç është rrahur rinia e Kosovës në ’81-ten, për ta larguar Serbinë nga Kosova. Dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj ju ftojmë të punoni deri më 9 janar,. Dhe të gjithë së bashku, të rinj e pa dallime politike, të bashkohemi në këtë kauzë të shenjtë. Në mbrojtje të shtetit dhe largimin e kësaj qeverie e cila e ka shkelë Kushtetutën dhe kështu të hapet një perspektivë e re për vendin tonë. Të gjithë duhet ta kenë të qartë, opozita është si kurrë më herët e bashkuar, e fuqishme, dhe ne nuk do të ndalemi, ashtu siç nuk do të kalojë as ‘Zajednica’ as demarkacioni”, tha Limaj.

Ndërsa Visar Ymeri I Vetëvendosjes tha se të gjithë, përfshirë ekspertët, deputetët e koalicionit qeveritar, e edhe Gjykata Kushtetuese, tani po e thonë atë që opozita e bashkuar e ka treguar që nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve.

“Tash të gjithë po e thonë, këtu përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese të cilën ne të gjithë e dijm se megjithatë është e tyre më shumë sesa që është e Republikës, se ‘ Zajednica’ e përmbysë Republikën dhe kushtetutshmërinë në të. Pra kujdes, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj, përmes neneve që i problematizon, të marrëves hjes, karshi përputhshmërisë së tyre me kushtetutën, nuk thotë vetëm që këta e kanë shkelë kushtetutën, p[or thotë që projekti I ‘Zajednicës’ e përmbysë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Nuk është kjo vetëm një shkelje sidoqoftë ajo, por është shkelje, praktikisht, e republikës përmes shkeljes së kushtetutës. Praktikisht nënkupton që Isa dhe Hashimi janë bërë pjesë e një projekti që e përmbysë rendin kushtetues në vend”, tha Ymeri.

Ymeri iu tha aktivistëve se këto ditë kanë marrë edhe dy vendime të rëndësishme si opozitë. Ndër to ishte edhe ai i ndryshimit të kalendarit.

“E vendimi është ky: kemi vendosë që me ndërhy në kalendar, pra është vendim arbitrar natyrisht, por megjithatë është ndërhyrje në kalendar. Sepse ky vit I ri 2016 nuk fillon siç fillon të githa vitet me 1 janar. Kemi vendosur kà «shtu sepse kështu e ka kërkuar Republika. Po ashtu edhe një vendim tjetër, mbase nuk do të iu pëlqej por mendoj që është I mirë, e vendimi I dytë është ky: ky vit i ri nuk ka babadimra, sepse babadimer jemi ne të gjithë”, kryetari i Vetëvendosjes.

Opozita me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës më 9 janar, me fillim prej orës 14:00 te Biblioteka Kombëtare e Kosovës për të vazhduar në sheshin e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.