Tri operacione të zhvilluara nga policia e Kosovës, e ndihmuar nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar e EULEX-it, kanë rezultuar me konfiskim të një numri të armëve, përfshirë një AK 47, një Scorpion dhe një revole me municione e tyre përkatëse.
Aksioni i zhvilluar dje, u zhvillua në kuadër të një operacioni të madh që u zhvillua dje në Itali e që kishte të bënte me trafikimin e drogës.
“Operacioni, i cili është kryer në mbarë Evropën, tregon se si bashkëpunimi dhe bashkërendimi i agjencive për zbatimin e ligjit mund ta luftojë krimin në mënyrë të suksesshme dhe ta bëjë Evropën një vend më të sigurt për komunitetin e saj”, tha Shef i NJHKO, Alan Edwards, në konferencën për media të mbajtur në Itali.
Ndërkohë po në këtë konferencë shtypi, mori pjesë edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili sipas njoftimit për media ka theksuar se Policia e Kosovës është e gatshme të përfshihet dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e EULEX-it për t’i luftuar grupet trans-nacionale të krimit të organizuar.
Strategjia fituese është që të ndalohet krimi i organizuar jo vetëm në Kosovë, por po ashtu, edhe në vendet e origjinës, ato të transitit dhe në vendet e destinacionit.
Policia italiane ndërmori veprime për zbatimin e 71 urdhër-arresteve dhe kryerjen e 117 bastisjeve me bashkëpunimin e agjencive për zbatimin e ligjit të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë. Mbi 700 kilogramë drogë u konfiskuan pas zbulimit të një rrjeti ndërkombëtar që importonte drogë në Itali përmes Ballkanit.
Ndërkohë, Dogana e Kosovës, ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Rasti kishte ndodhur, në rajonin e Vitomiricës, saktësisht në fshatin Cerkulez ku ishte ndaluar një automjeti llojit passat për një kontroll rutinore.