Kreu i një rrethi të Bavarisë ka dërguar një autobus me 30 refugjatë në bord në një udhëtim 550km në zyrën e Angela Merkel në Berlin, duke përmbushur kështu një premtim që kishte bërë në tetor, kur ai tha se do të veprojë nëse numri i refugjatëve tejkalon kapacitetin e strehimit në zonën e tij.
Peter Dreier, kreu i qarkut Landshut në Bavari, thuhet se ka pasur një bisedë telefonike të zemëruar me kancelaren Angela Merkel për të diskutuar çështjen e refugjatëve në tetor, raporton Die Welt, transmeton arbresh.info.
“Nuk mund ta bëjmë këtë (t’i marrim të gjithë refugjatët), ka thënë ai, duke e përmbysur kështu sloganin e Merkel “Ne mund ta bëjmë këtë”, të cilin kancelaria e bëri në verën e 2015 në referencë të numrit të madh të refugjatëve që kishin arritur në Gjermani./arbresh.info