Bashkimi Europian e ka dënuar incidentin e ndodhur në Mitrovicën e Veriut, saktësisht në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Sava”.
Këtë e ka thënë zëdhënsja e baroneshës, Cathrine Ashton, Maja Kocijančič, e cila më pas tha se BE po e shikon me vëmendje këtë situatë.
“Ne po monitorojmë me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe ne jemi të shqetësuar në lidhje me incidentet e dhunës në disa vendvotime”, tha Kocijancic.