Lajmet e fundit

BE-ja i sheh dialogun dhe liberalizimin e vizave si dy procese të ndara

Mustafa-Mogerini-Vucic-659x439E inkurajuar nga ajo që e quan “fitore në UNESCO”, ku u pamundësua anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, Qeveria e Serbisë është duke bërë përpjekje që të fusë në dialog si temë edhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Rreth kësaj, sipas burimeve diplomatike, Serbia po inkurajohet edhe nga disa “qarqe evropiane”.
Por ka edhe diplomatë të disa shteteve, të cilët mendojnë se “ekziston kufiri se sa tema mund të hapen në dialog e për të cilat është menduar se janë zgjidhur me Planin e Ahtisaarit”, dhe si të tillë e konsiderojnë edhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Prandaj këto burime tërheqin vërejtjen se rihapja e disa temave për të cilat është menduar se janë zgjidhur mund ta dëmtojë procesin e dialogut dhe të komplikojë edhe më shumë situatën në Kosovë, ku edhe ashtu ka problem me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Edhe deri më tash në dialog janë zhvilluar disa tema e madje janë bërë edhe marrëveshje që serbëve të Kosovës dhe Serbisë u japin më shumë kompetenca sesa që ishin parashikuar me Planin e Ahtisaarit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.