Bashkimi Evropian e konfirmon njoftimin e Qeverisë së Kosovës dhe të ministres Edita Tahiri se Austria ka aplikuar në ITU që Kosovës t’i ndahet kodi shtetëror telefonik konform marrëveshjes se Brukselit.
Këtë e ka konfirmuar në llogarinë e saj në Twiter Angeline Eichhorst, e cila në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian është drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Eichhorst e ka marrë këtë detyrë para disa muajve si pasardhëse e Fernando Gentilinit.
Dje ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri ka bërë të ditur se Kosova ka aplikuar nëpërmjet Austrisë për kodin e ri telefonik shtetëror.