Komisioni Europian ka akuzuar Turqinë rreth të drejtave të njeriut dhe demokracinë. Në një raport vjetor mbi perspektivat e Turqisë për anëtarësimin e BE-së, thuhet së ka pasur ngecje serioze në dy vitet e fundit, sidomos mbi lirinë e shprehjes.
Në raport gjithashtu identifikohen mangësitë e rëndësishme gjygjësore dhe ligjet e reja në mënyrë që të mund të kandidojë në standardet e BE-së, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Publikimi i raportit vjen në një kohë kur BE-ja ‘kërkon ndihmë’ nga Turqia në përpjekje për të kontrolluar krizën e refugjatëve.
Në raport përmenden edhe zgjedhjet parlamentare, në të cilat partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi shumicën e humbur në qershor.