Lajmet e fundit

BE-ja: Nesër fillojnë punimet për heqjen e barrikadës mbi Ibër

Nesër, në pasditen e hershme, do të mbyllet ura për të filluar punimet për largimin e barrikadës mbi lumin Ibër, shkruan sajti zyrtar i Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Kontraktori nga Bashkimi Europian do të mbyllë të dy anët e urës për të krijuar një hapësirë punuese brenda urës, shpjegohet në njoftimin e BE-së.

“Ndërsa puna ndërtimore në urë do të kryhet duke hyrë në vendin e ndërtimit nëpërmjet anës Jugore”.

Gjatë kohës së rivitalizimit, njëra anë e urës do të mbetet në dispozicion të këmbësorëve.

Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së, lavdëron durimin e të dy palëve, duke veçuar dy kryetarët Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë ditëve të fundit.

Ndërsa diskutimet mbi Memorandumin të Mirëkuptimit për planet zhvillimore komunale, Hartat e Zonimit Komunal dhe Plani Rregullues i detajuar do të vazhdojnë.

Zyra e BE-së në Kosovë do të jetë në kontakt të rregullt me ​​të dy komunat në të gjithë procesin për të monitoruar dhe ndjekur vazhdimisht punimet.

Po ashtu, gjatë tërë kohës do të mbahet publiku në Kosovë i informuar në lidhje me çështje të rëndësishme rreth kësaj çështje.

Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes së arritur më 25 gusht 2015, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.