Përfaqësuesit e BE-së sot në Bruksel do të bëjnë përpjekje për të bindur Beogradin zyrtar të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave serbe, shkruan e përditshmja serbe Blic.
Reagimet nga Brukseli kanë munguar që nga fundi i vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese, vendosi se disa nga parimet e marrëveshjes për themelimin e AKS-së, nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Dhe për këtë, ata sot do të shkojnë një hap më tej duke u përpjekur që gjatë vazhdimit të dialogut në të cilin marrin pjesë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa, të bindin Beogradin të pranojë këto ndryshime.