Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se shteti i Kosovës nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Ai ka vlerësuar për ‘Epokën e re’ se BE-ja nuk është duke u treguar e padrejtë me Kosovën, duke mohuar se është duke përdorur standarde të dyfishta.
Mazreku ka thënë se pikërisht kriza politike e shkaktuar nga pozita dhe opozita, si dhe mungesa e vullnetit politik të spektrit aktual në Kosovë, kanë ndikuar në ngecjen e këtij procesi.
Megjithatë, ai ka thënë se nëse ka vullnet që kriteret të plotësohen, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza në pjesën e dytë të vitit 2016.