Lajmet e fundit

BE kërkon reforma në administratën e mbingarkuar

Komisioni Evropian në raportet e Progresit për Kosovën ka kërkuar të bëhen reforma në Administratën Publike, pasi është thënë se administrata nuk përmbush standarde dhe është e mbingarkuar. Reforma në këtë sektor është edhe kusht për liberalizimin e vizave.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë për Tribuna Channel se monitorimi i zbatimit të rekomandimeve do të bëhet publik në raportin e misionit faktmbledhës që ka qëndruar në Kosovë nga 13 deri më 17 korrik, për të shikuar se sa janë zbatuar rekomandimet sa i për ketë reformës në këtë sektor, ngase tash për tash nuk ka vlerësime për këtë çështje.

Por, edhe pse draft-raporti i këtij misioni do të duhej që t’i dorëzohej institucioneve në muajin shtator, draft-raporti nuk është dorëzuar. Tribuna Channel ka provuar që të marrë një qëndrim nga zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

Zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni, ka garantuar se është realizuar rreth 75 për qind e rekomandimeve të kërkuara nga Komisioni Evropian. Hyseni pranon se ky është proces i kushtueshëm por ai nuk ka dhënë ndonjë shumë sa është planifikuar, ngase sipas tij, Ministria e Financave merret me planifikimin e buxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.