Lajmet e fundit

BE: Konfirmon vazhdimin e dialogut

isa-vuqiqIsa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të dialogut.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin e Kryeministrave do të vazhdojë, të mërkurën, më 27 janar.
Zyra e Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi se takimi do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Mogherini.
Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se në takim palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të dialogut.
Takimi i së mërkurës do të jetë i pari pas takimit të gushtit të vitit të kaluar kur u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që nxiti një krizë politike në Kosovë./Politiko.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.