Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën. Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit ”Twitter”, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian. Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në Janar të vitit të ardhshëm.
