Lajmet e fundit

BE nuk jep detaje për marrëveshjen për selinë e Speciales (Video)

Edhe pasi kanë kaluar gati pesë muaj qëkur 82 deputetë të Kuvendit i thanë po themelimit të Gjykatës Speciale dhe pasi miratuan dy ligjet për të, ende zyrtarisht nuk dihet se në cilën fazë kanë arritur përgatitjet për këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se marrëveshja për selinë e Gjykatës Speciale është arritur me Holandën dhe se funksionalizimi i saj është çështje procedurale.

Por, Bashkimi Evropian thotë ndryshme nga kryeministri. Zyra e këtij misioni në Kosovës, në një përgjigje përmes postës elektronike, ka thënë për Tribuna Channel se diskutimet lidhur me selinë janë në fazën përfundimtare. Kjo zyre thotë se pasi nuk është palë në këto diskutime, çështja duhet te adresohet tek këto dy palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.