Ndryshe nga ç’pritej, sidomos pas asaj që shkroi në profilin e saj zyrtar në Twitter Maja Kocijançiq, komisioneri Dimitris Avrampulos ka thënë se Kosovës nuk mund t’i ipet rekomandimi për liberalizim të vizave, pa përmbushjen edhe të tetë kritereve të cilat ende janë të papërmbushura.
Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Qytetari, Dimitris Avramopulos, duke paraqitur gjetjet e Komisionit Evropian për përparimin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave ka thënë se “sot KE-ja ka miratuar raportin e tretë dhe të fundit për Kosovën në rrugën për liberalizimin e vizave”.
Ai po ashtu ka thënë se janë edhe tetë çështje të mbetura, të cilat sa më shpejtë përmbushen aq më shpejtë do t’i liberalizohen vizat.
Avramopulos ka më tutje ka theksuar se do të dalin me datë për liberalizim të vizave për Kosovën, kurdo që ajo i përmbushë të gjitha kërkesat në këtë rrugë.