Lajmet e fundit

BE, shqyrtohet ndërtimi i kampeve për migrantët në Ballkan

Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për pranimin e migrantëve në Ballkan, për ta evituar krizën humanitare dhe për ta lehtësuar ngarkesën e regjistrimit të mijëra migrantëve, kanë thënë mbrëmë vonë zyrtarë të BE-së.

Komisionari i migrimit i Bahkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, tha se qendrat për pranim do të ngriteshin në vendet joanëtare të BE-së, siç janë Maqedonia dhe Serbia.
Kjo ide ishte motivuar nga shqetësimet se me fillimin e dimrit, migrantët mund të ballafaqohen me të ftohtë dhe probleme në vendet e varfëra ballkanike, jashtë Bashkimit Evropian, derisa shtetet e pasura, si Gjermania dhe Suedia, i kanë të mbushura përplot kapacitetet e tyre për pranim të migrantëve.

“Disa shtete anëtare më gjatë nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë ngarkesën” dhe i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndaj fluksit të migrantëve, tha Jean Asselborn, ministër i jashtëm i Luksemburgut, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.