Lajmet e fundit
Bechteli e KEK-u përmirësojnë mjedisin

Bechteli e KEK-u përmirësojnë mjedisin

Bechtel & Enka Projekti i Autostradës së Kosovës dhe KEK-u shpallin të përfunduar projektin e përbashkët te mbulimit te mbi 30 hektarëve te deponime së hirit te Termocentralit Kosova A ne zonën e Obiliqit.

Si pjese e fushatës “Ndërtojmë Korridorin e Gjelbër” Bechtel & Enka ofroi mjetet për gërmimin e materialit që do të përdorej për mbulimin e hirit, shtrimin dhe sistemimin ne hapësirat e kësaj deponie. Mbi 470,00m3 material është depozituar në ketë zonë gjatë një periudhe gjysmë shekullore duke e kthyer atë ne një kodër të gjelbër të integruar me fushat përreth deponisë.

Për 5 muaj me radhë gjatë kohës kur ndërtimi i Autostradës ishte ne momentet kulminante te tij Bechtel & Enka vuri ne dispozicion të kësaj deponie 40 kamion të rendë të cilët në një hapsirë prej 10 orësh pune depozitonin rreth 120 mbushje.

Ky aksion i përbashkët ishte i suksesshëm falë bashkëpunimit të KEK, qeverisjes qendrore dhe lokale, Bankës Botërore dhe ekipit te Bechtel & Enka.

Si një nga zonat problematike për cilësinë e ajrit dhe ndotjen e ambientit, puna e përbashkët e këtyre institucioneve ne këto muaj ka dhëne rezultatet e suksesshme tashme te dukshme për te gjithë.

Në kuadër të Projektit të Pastrimit dhe Rikuperimit të tokave, i bashke financuar nga Banka Botërore, KEK-u dhe Mbretëria Holandeze, KEK angazhohet qe ne vazhdim te realizoje projektin e nisur për mbulimin e plote te deponisë ne fjalë. Nga 25 gusht 2013, me finalizimin e transportit hidraulik nga TCA, pas 50 vitesh, është ndërprere përfundimisht hedhja e hirit te freskët ne ketë deponi. Si hap përfundimtar për rikultivimin e deponisë ne fjale mbetet mbulimi edhe te një hapësire prej rreth 90 hektarësh qe pritet te realizohet gjate vitit 2014.

Si rezultat përfundimtar, nga një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes se vazhdueshme e cila afekton një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtinë, tashmë një pjesë e konsiderueshme e saj është një zonë e gjelbër falë punës dhe bashkë investimit në fjalë, ku bashkëpunimi Projektit të Autostradës me KEK-un ka dhënë një kontribut shumë të çmueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.