Lajmet e fundit
Befasitë e balotazhit

Befasitë e balotazhit

Zgjedhjet e balotazhit kanë sjellë diçka të papritur në opinionin kosovar, por kanë demantuar edhe shumicën e analistëve në Kosovë e rajon. Kandidati i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, ka përmbysur liderin e opozitës, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në garën për Prishtinën.

Sipas rezultateve preliminare, Ahmeti ka fituar rreth 250 vota më shumë se kryetari i deritanishëm i Prishtinës. Megjithatë, Mustafa dhe LDK kanë dalë fitues moralë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke fituar shumicën e komunave që i ka qeverisur PDK-ja. Partia e Isa Mustafës ka fituar Gjilanin, Mitrovicën në bashkëqeverisje, Ferizajn, Pejën, Lipjanin, Vitinë etj.

Ndërsa humbësit e këtyre zgjedhjeve janë dy partitë me bagazh lufte, PDK e kryeministrit Hashim Thaçi, e cila i ka fituar vetëm disa komuna të vogla dhe AAK e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka humbur dy komunat që kanë qenë bastion i tij, Gjakovën dhe Pejën, përfshirë edhe Rahovecin dhe Suharekën.

Madje e veçanta e balotazhit është heshtja e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili kësaj here nuk doli me krahët përvjelë, siç dilte zgjedhjeve të shkuara, për të proklamuar fitoret.

Behgjet Pacolli po ashtu bëri befasi në këto zgjedhje, duke fituar Gjakovën e cila pak a shumë ishte pritur dhe Mitrovicën, për të cilën nuk kishte besuar askush. Këto zgjedhje megjithatë ishin leksion për partitë politike…/ zeri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.