Edi Rama i ka bërë me dije Gianni De Biasit se nuk ‘guxon’ të largohet nga Kombëtarja shqiptare.
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka falënderuar selektorin e Kombëtares, Gianni De Biasin për kualifikimin e ekipit kuqezi në Euro 2016. Ai i ka bërë me dije strategut italian se nuk ‘guxon’ të largohet nga Kombëtarja.
“Falënderoj De Biasin që u dha motivim lojtarëve atëherë kur ishin të dorëzuar. Falënderoj familjen tende që ka pranuar të emigroj në Shqipëri. Gjithashtu, vlerësoj që keni punuar me Kombëtaren, edhe pse keni pasur oferta të majme nga ekipe tjera”, ka deklaruar Rama, raporton gazeta Express.
“Por, ti do të qëndrosh me ne. Unë nuk do të lë të largohesh, nëse është nevoja do ta sekuestrojmë edhe pasaportën e Italisë vetëm që të mbetesh me ne”, ka deklaruar ndër të tjera Kryeministri shqiptar.