Lajmet e fundit

Befasuese, kjo kombëtare e madhe do të ketë më pak bileta se Shqipëria në Euro 2016

Në Angli kanë shpërthyer menjëherë polemikat për biletat e vëna në dispozicion të tifozëve të saj. Sipas asaj që publikohet te “Daily Star”, në dispozicion të tifozëve anglezë për ndeshjet e grupit duket se janë venë 23 520 bileta, ndërkohë që kuota e pritur ishte 50 mijë të tilla.

Një e dhënë kjo skandaloze për vendin britanik, që e sheh veten me më pak bileta se Islanda e madje edhe Shqipëria.

Gjithnjë sipas “Daily Star”, në Angli (që ka një popullsi prej 54 milionë banorë), probabiliteti është që një biletë të sigurojë 1 në çdo 2254 persona.

Tifozët anglezë do të kenë në dispozicon 10 720 bileta për ndeshjen e 11 qershorit me Rusinë në Marsejë, 6080 për përballjen me Uellsin në 16 qershor dhe 6720 për sfidën me Sllovakinë në 20 qershor.

Skuadra që ka në dispozicion të tifozëve më shumë bileta është pikërisht Franca me 31520, ndërkohë që numri i biletave për tifozët shqiptarë është 26080.

Sipas shefit ekzekutiv të Federatës së Tifozëve të Futbollit, Kevin Miles, përcaktimi i numrit të biletave është bërë përpara hedhjes së shortit të Euro 2016 dhe gjithçka u përcaktua në bazë të kapaciteteve të stadiumeve ku do të luhen ndeshjet dhe jo në bazë të numrit të popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.