Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka kohë që i ka munguar skenës politike në vend.
Rexhepi i cili nuk arriti që të sigurojë votat e mjaftueshme për ulësen në Kuvend është parë në Seancën e Sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur për nder të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.
Rexhepi tashmë është vetëm anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili pas zgjedhjeve të fundit pati akuzuar njerëzit e PDK-së për vjedhje votash, ndër ta edhe nënkryetarin e partisë, Kadri Veselin./Indeksonline/