Lajmet e fundit

Bëhuni gati për një hit nga Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka shtrirë bashkëpunimin e saj muzikor me kompozitorin e njohur kosovar Afrim Macula. Rezultat i kësaj, pritet që repertorit të hiteve të fundit ti shtohet edhe një këngë e re. Emri i njohur i estradës, kompozitori kosovar Afrim Macula, ka marrë mbi supe kompozimin, orkestrimin dhe aranzhmanin e këngës ndërsa Arsim Bunjaku është përkujdesur për tekstin. Një melodi moderne, ritmikisht e balancuar me elemente të folkut është kënga e përgatitur nga Afrim Macula, e në të cilën Yllka Kuqi ka zbrazur tërë potencialin e saj vokal dhe përvojën interpretuese. Është ky bashkëpunimi i parë në karrierë i këngëtares, me kompozitorin e njohur Afrim Macula, ndërsa puna studike është realizuar tek Faton Dolaku. Afrim Macula njihet ndër kompozitorët më me famë të kohës që gjatë karrierës krijuese ka dhënë shumë hite për emra të njohur të estradës. ‘Ti që fike shpirtin tim’ dhe ‘Flladi ëmbël’ janë vetëm dy nga hitet e njohura ndër vite të Ramadan Krasniqit – Danit, krijimtari e Afrim Maculës. Afrim Macula gjatë karrierës ka sjellur hite të shumta edhe për këngëtarë të tjerë të njohur pos Danit, siç janë Sinan Vllasaliu, Afrim Muçiqi, Sabriu, e të tjerë. Kënga tashmë është finalizuar ndërsa ditëve të ardhshme pritet të publikohet nga këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.