Lajmet e fundit

Behxhet Pacolli: Asociacioni do të themelohet dashtën a nuk dashtën

Kryetari i AKR-së z.Behxhet Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Asociacionit.

Sipas Pacollit, ky dokumentacion tashmë është ndërkombëtar dhe nuk ka kthim prapa, veç tjerash Asociacioni sipas këtij të fundit është nënshkruar dhe votuar nga shumica e deputetëve qysh në mandatin e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Por që gjithësesi Behxhet Pacolli ka refuzuar të tregojë nëse ky vendim është i dëmshëm apo jo për Kosovën.

‘’Unë nuk jam gjykatës me intepretu vendimine  Gjykatës Kushtetuese por që nuk do ta paragjykoja asgjë që ka ndodhë deri tani’’.

‘’Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave ka ndodhë me fuqi të Bashkësisë Europiane.’’

‘’Unë nuk did he skam dëgju deri tani që një shtet ti lejoje vetes te nënshkruj dicka e ta revokojë këtë’’.

Nuk e paragjykoj nëse ka qenë document I mirë për Kosovën apo për komunat serbe’’.

Sepse unë nuk kam diskutu asnjëherë për këtë document dhe skam pas lidhje asgjë për këtë dokument’;’

‘’Unë nëse shifet nga aspekti i obligimit ndërkombëtar Kosova e ka marr një detyrim ndërkombëtar dhe ky vendim duhet të implementohet’’.

‘’Unë nuk jam përgjegjës për rëndësinë e këtij dokumenti, a shkon në dëm apo ka efekte pozitive unë nuk e them’’.

‘’Nëse gjykata kushtetuese ka qenë e denjë ajo duhet të marr përsipër, gjykata kushtetuese e mbështet themelimin e asocioacionit të komunave.

‘’Nëse ka ndodhë dicka kundër Kushtetutës së Kosovës, atëherë përgjegjësit duhet të japin përgjigjie, kjo ka ndodhë moti para 1 viti jo tashmë’’.

‘’Kjo ka ndodhë në debatin që është bërë në atë kohë e jo tani’’.

‘’Këtë e dëshmon edhe Gjykata Kushtetuese, por prapë them që nuk është mendim I imi por është procedim ndërkombëtar dhe duhet zbatuar ngase është document me dëshmi ndërkombëtare e që duhet proceduar se ska forcë që e ndalon tashmë themelimin e ascioaconit të komunave’’.

‘’Nuk mbaj përgjegjësi, por që smund të them që është I dëmshëm apo jo për Kosovën’’.

‘’Nuk kam pas qasje për dialoge e as për themelimin e ndonjë dokumentacionit’’

‘’Por të them tani që ky është document që ka forcë tekniko politike me dëshmi Ndërkombëtare’’.

‘’Opozita i din këto gjëra, ata nuk është dashtë të bëjn kshtu sepse e dijnë që shumica e deputeteve e kanë votuar këtë document’’.

‘’Asociacioni do të themelohet dashtën a nuk dashtën’’.

‘’Qeveria nuk ka dasht të thotë atë që e thash unë sot, tashmë ka ndodhë nënshkrimi dhe nuk ka kthim prapa’’

‘’Dërgimi i dokumentacionit në Gjykatën Kushtetuese është gabim i madh për Qeverinë’’

‘’ Nuk kam qenë i involvuar me asnjë komision, unë nuk kam dasht të jem edhe pjesë e këtyre bisedave’’.

‘’Nuk dua të marr barrë dhe përgjegjësi, por prapë nuk e paragjykojë a është e dëmshme apo jo për Kosovën, por që kjo ka ndodhë në mandatin e shkuar jo tashmë’’.

‘’Ky është document i ndërkombëtarizuar dhe nuk ka kthim prapa’’.

‘’Unë besoj se Asociacioni do të mbetet një OJQ e asgjë më tepër, sepse Kosova është një shtet dhe punët e shtetit i takojnë vetëm qeverisjes’’.

‘’Kjo qeveri për mua është një qeveri e dështuar, nuk ka ndiku asgjë në rritje ekonomike, papunësia është në rritje, varfëria është në rritje, problemet e migrimit në Kosovë, e kjo për mua është e turpshme kjo nëse dikush del dhe thot Kosova ka pas sukses’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.