Lajmet e fundit
Bekim Çollaku: “Kosova ka përmbushur kriteret për vizat”

Bekim Çollaku: “Kosova ka përmbushur kriteret për vizat”

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems si dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markusz Laszlo.

Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së”, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimeve.

Ndërkaq ambasadorja Willems si dhe ambasadori Markusz kanë rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shteteve të tyre në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.