Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi vazhdon të insistoj në shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Sipas tij, parregullsitë dhe keqmenaxhimi që ka bërë Ministri Rrahmani nuk bëhen as në buxhetin familjar, e lëre më në atë të shtetit.
Kamishi prapë sonte ka paralajmëruar se live në RTK do të kërkoj shkarkimin e ministrit Rrahmani.
“Sonte, në RTK në ora 20:30 mund të më ndiqni në debat me ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Gjendja në sektorin e shëndetësisë vazhdon të mbetet e pa përmirësueshme.
Andaj, kam kërkuar shkarkimin e tij , sonte do t’ia kërkoj dorëheqjen!”, ka shkruar Bekim Haxhiu në Facebook.