Lajmet e fundit

Beogradi kërkon që serbët në Kosovë të kenë njërin nga postet kryesorë

Marko-GjuriqSe a do të jetë kandidati serb për kryetar të Kosovës, varet nga Lista Srpska, por elitën politike në Prishtinë duhet mësuar me idenë se serbët kanë të drejtë për të pasur ndikim të fuqishëm në marrjen e vendimeve në Kosovë dhe se ata nuk mund të jenë vetëm dekor polik që do t’i kontribuojë krijimit të pasqyrës së rreme për ekzistimin e shoqërisë multietnike.
Kështu ka thënë për “Novosti” Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën lidhur me paralajmërimin se serbët e Kosovës mund ta kandidojnë përfaqësuesin e vet në garën presidenciale,
“Si numri më i madh etnik në Kosovë, pas shqiptarëve, serbët duhet të kenë njërin nga tri funksionet më të rëndësishme në Kosovë, atë të presidentit, të kryeministrit ose të kryetarit të Kuvendit. Kjo do të ishte shenjë e drejtë për të shkrirë marrëdhëniet dhe për të shtuar besim”, ka përfunduar shtuar Gjuriq. transmeton Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.