Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK-së, i ftuar në “Politikë”, në Tribuna Channel, ka thënë se veprimet e sotme të opozitës nuk kanë qenë imazh i mirë , pikërisht në vizitën e mbretit të Jordanisë, që i dha një imazh jo të mirë.
“Qytetarët e Kosovës na kanë votuar, ti mbrojmë interesat e tyre por jo në rrugë. Ne jemi partia më e madhe në vend dhe nëse populli ia jep fjalën dikujt të flas jemi ne sepse jemi partia më e madhe. Opozita i duhet vendit por ne e kemi mazhorancën. Nuk ka qenë imazh i mirë, ngase kemi pas vizitën e mbretit të Jordanisë. Hedhja e gazit lotsjellës jo vetëm që ka dëmtuar imazhin e vetvetes por edhe të institucioneve , poashtu edhe shëndetin” , ka thënë Beqa.
Ai ka thënë se demarkacioni dhe asociacioni është shqetësim edhe për PDK-në, dhe nuk ka marrëveshje derisa të ketë vendim nga Gjykata.
“Jemi të betuar edhe si deputet të mbrojmë sovranitetin e vendit. Ajo marrëveshje që është nënshkruar ende nuk ka ardhur në Kuvend dhe ajo duhet të ratifikohet. Dhe, nëse qëndrojnë faktet e opozitës se kemi humbur territor edhe unë personalisht nuk do ta votojë dhe jam shumë optimist se as deputetët e tjerë nuk do ta votojnë”, ka thënë Beqa.