Lajmet e fundit

Beqaj: Rrugëdalje mund të jetë një qeveri e përkohshme, por jo zgjedhjet

Analisti dhe profesori universitar, Behlul Beqaj ka thënë se problemi kryesor në mes pozitës dhe opozitës është humbja e besimit. Ai ka thënë se nëse nuk ka besim në mes veti, si mund të presin liderët e Kosovës t’iu beson serbi.

“Zëri i qytetarëcve nuk është vetëm ata që kanë qenë në protesta, mendoj edhe shumë qytetarë që janë anëtarë të LDK e PDK-së, janë kundër Zajednicës dhe demarkacionit, por ata që janë kundër këtyre dy marrëveshjeve nuk do të thotë që janë me opozitën. Tjetër është t’i mobolizohsh njerëzit për Zajednicën, por është problemi se a është arsye e mjaftueshme që po i mobilizon njerëzit për Zajednicën.

Nuk është problemi për mua Zajednica, që po i thonë këta, apo demarkacioni, problemi është që ka humbur totalisht besimi në mes pozitës dhe opozitës dhe nëse ti s’ke besim në mes shqiptarëve, si po mendon se të beson serbi, duhesh me qenë logjik”, ka thënë Beqaj për Indeksonline të dilën pas dite.

Ai ka thënë se për shkak të humbjes së besimit, opozita po mendon se është në rregull dhuna, ndërsa pozita po e konsideron normale përdorimin e policisë. Ai ka thënë se tash rrugëdalje mund të jetë një qeveri e përkohshme, por jo zgjedhjet.

“Këtu ka humbur thjesht besimi, opozita mendon se me dhunë mund të bëj diçka, ndërsa pozita po mendojnë se me polici mund ta mbrosh vetën. Këtu duhet të shkojmë në zgjedhje, jo në kuptimin si po mendojnë këta, por zgjidhja duhet të jetë e përkohshme me një qeveri e përkohshme deri sa këta t’i pastrojnë punët në mes veti, relacionet dhe raportet”.
Sipas Beqajt Gjykata Speciale duhet t’i marr disa njerëz dhe t’i fus në burg që e kanë kap peng Kosovën. Beqaj ka konsideruar se nuk mund të ketë zgjedhje të lira, përderisa rezultati nuk mund të pranohet.

“Gjykata Speciale duhet t’i merr disa njerëz që e kanë marr peng Kosovën dhe pushtetin dhe të shkojnë në burg sepse pa shku ata nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe me i respektu ata që i humbin njerëzit zgjedhjet. Kosova mund të shkojë nesër në zgjedhje por ka humbur nuk i pranon zgjedhjet në këto rrethana, sepse nuk ka besim. Edhe me qenë çdo gjë brilante, dyshimi është se nuk ta pranon askush një humbje, as ai që është në pushtet dhe as ai që pretendon nesër të jetë në pushtet”, ka thënë Beqaj për Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published.