Lajmet e fundit

Beqiri: Nënshkrimin për Asociacionin mund ta heq vetëm Kuvendi

Në një debat të zhvilluar mes pozitës e opoztës në RTK, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nënshkrimet mund të tërhiqen vetëm me votat në Kuvend, e jo ndryshe.

Gjithashtu, ai ka thënë se pa miqtë ndërkombëtarë, Kosova nuk mund të integrohet. Madje, ai ka thënë se kush mendon ndryshe, “ia paftë hajrin”.

“Kuvendi është vendi ku merren vendimet, ku bëhen ndryshimet, ku hiqen nënshkrimet, por duhet të votohet, se pa vendim të Kuvendit nuk mund të tërhiqen nënshkrimet. Ne pa miq nuk ka shancë të integrohemi. Ata që mendojnë ndryshe, ia pafshin hajrin”, ka thënë Beqiri, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se dikur është vendosur që bisedimet me Serbinë të zhvillohen me anën e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, dhe siç thotë ai, jo pa qëllim, me ndihmën e SHBA-së.

Por, tani Grabovci ka një pyetje kur flitet për tërheqjen e nënshkrimeve të arritura me Serbinë në Bruksel, e që dikur vet ishte kërkuar ndihma e ndërkombëtarëve.

“A janë të lajthitur BE-ja, pozita apo vetëm një grup i vogël?”, ka pyetur ai./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.