Lajmet e fundit

Berat Buzhala akuzohet nga EULEX-i

Burime të portalit parrotlla.net, bëjnë të ditur se prokuroria e EULEX-it, është duke përgaditur një akuzë shumë të rëndë ndaj njërit prej pronarëve të portalit Express, zotëriut Berat Buzhala.

Buzhala, perpos si gazetar,  njihet edhe si ish- deputet i Partisë Demokratike të Kosovës  ne Kuvendin e Kosovës.

Opinioni shqiptar ndoshta ka menduar që Buzhala do të ftohej nga prokuroria speciale rreth deklaratave që ka bërë në Kuvend, për ndodhite gjatë luftës, mirëpo ne fakt, ai akuzohet për diçka krejtë tjetër.

Prokuroria e Eulexit për krime të luftës, e akuzon Buzhalën se ai në një ditë të caktuar, e ka ndihmuar ish- komandantin e zonës operative te Drenicës, Sami Lushtakun, të arratisej nga Siptali i Prishtines, për çka ishte bërë shumë bujë, raporton portali parrotlla.net

Buzhala tani me është marrë në pyetje si i dyshuar, si dhe ai ka angazhuar një avokat vendor.

Pritet që në aktazkuzë të përfshihen edhe përsona të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i Sami Lushtakut, Mergim lushtaku, i cili ka marrë ftesë për intervistë nga Prokuroria.

Burimet e portalit tonë bëjnë të ditur se e gjithë kjo është duke u bërë me qellim që gazetaret e tjerë të Kosovës të shantazhohen, të frikësohen dhe të mos merren fare me punën që ka bërë dhe po bën Eulexi, të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj para se te kryej mandatin në Kosovë./Parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.