Lajmet e fundit

Berat Buzhala e akuzon rëndë Fisnik Ismajlin!

Ka eskaluar debati ndërmjet Fisnik ismjalit e Berat Buzhalës. Ish- deputeti i PDK-së e ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli që ka marrë tender prej 3.5 milionë euro nga PTK, duke korruptuar njerëz. Madje, sipas Buzhalës, Ismajli për këtë tender e ka dhënë 20 për qind, dhe paratë me qante i ka dërguar në adresën e duhur.

Reagimi i plotë i Buzhalës:

Replike finale per Fisnik Ismailin, deputet i Vetevendosjes

– Fis, ti e ke fitu nje tender 3.5 milione euro nga PTK, ne fund te vitit 2005 ne fillim te vitit 2006. Po e perseris: 3.5 milione euro – jo zllota, e as leva, por euro.

– Fis, ti per kete tender te fituar ke korruptuar zyrtare te larte, me 20 per qind te shumes totale. Thojne qe me çante e ke dergu keshin ne adresen e duhur. Njeri prej tyre ka vdeke, ka te tjere qe jane gjalle.

– Fis, nuk mundesh me thane qe nuk pergjigjesh per keto ceshtje, sepse po flasim per pare publike – para tonat.

– Fis, ti me Blerim Devollin, e keni gjunjezu operatorin Vala.

Fis, qysh eshte ajo thania: N’kofte pjeke pitja, tepsia ka mbet smile emoticon. U pjek pitja: 3.5 milione euro…

Leave a Reply

Your email address will not be published.