Gazetari dhe publicist, Berat Buzhala, ka shkruar se ka tendencë të shtuar për t’i mbyllur gojët e gazetarëve të pavarur përmes imponimit të frikës.
“Duke kryer linçime, e duke bërë me gisht, po provohet që të ngjallet panik, në mënyrë që të heshtën mendimet e lira – qofshin ato edhe të gabuara”, ka shkruar Buzhala. Por, sipas tij, gjëja e vetme të cilës duhet t’i nënshtrohemi janë zgjedhjet e lira dhe respekti për votën e qytetarit, sepse të tjerat janë kaluese.
“Republikën nuk mund ta mbrojnë ata që nuk e njohin republikën. Republikën nuk mund ta mbrojnë ata që dëshirojnë ta zhbëjnë republikën, sapo t’i jepet mundësia e parë. Republikën nuk mund ta mbrojnë ata që shkojnë kundër aleancave strategjike të popullit tonë, Washingtoni, Berlini, Londra etj”, ka shkruar Buzhala. /Indeksonline/