Gazetari Berat Buzhala i ka krahasuar dy deputetët e Vetëvendosjes me futbollistin Zinedin Zidan, përmes një postimi në Facebook Buzhala ka shkruar se : “Molliqaj dhe Haxhiu janë ne gjendje me dal para kamerave, ne rast nevoje, qe edhe vrasjen ta paraqesin si mjet demokratik”.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë
Dardan Molliqaj e Albulena Haxhiu, nga Levizja Vetevendosja, ma cojne mallin e Zinedin Zidanes, kur ky i fundit ishte asistent i Carlo Ancelotit tek Real Madrid.
Nuk kane qene te rralla rastet kur Zidane kercente rrembyshem prej bankines, per t’u dhene keshilla, ose britma, lojtareve te Realit, duke harruar qe trajner nuk ishte ai por Anceloti. Jane do pamje te bukura ku shihet Anceloti duke e shikuar me njefare nervoze asistentin e tij.
Po du me thane qe Molliqaj dhe Haxhiu ka kohe qe shkojne pertej Albinit ne paraqitjet e tyre publike. Molliqaj dhe Haxhiu jane ne gjendje me dal para kamerave, ne rast nevoje, qe edhe vrasjen ta paraqesin si mjet demokratik. E keshtu sic ka nisur, sigurisht qe dita nuk do te jete e larget. /Kosovanews/