Lajmet e fundit
Berisha: Do ta përmbysim rezultatin e 3 nëntorit në Pejë

Berisha: Do ta përmbysim rezultatin e 3 nëntorit në Pejë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka theksuar se periudha gati një mujore pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit i ka shërbyer AAK-së për ta konsoliduar pozicionin e saj në komunën e Pejës, që në zgjedhjet e balotazhit më 1 dhjetor, ta përmbys rezultatin,sipas tij rezultati i arritur në zgjedhjet e 3 nëntorit ka qenë si pasojë e mosangazhimit të mjaftueshëm të AAK-së, “një neglizhencë nga ana e partisë gjatë fushatës zgjedhore”.

“Tashmë, kemi edhe një koalicion të qëndrueshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), po ashtu edhe me partitë tjera. Besoj që më 1 dhjetor rezultati i disfavorshëm për ne, i zgjedhjeve të 3 nëntorit, do të përmbyset”, ka thënë ai për Telegrafin.

Berisha më tej ka shtuar se gjuha e përdorur gjatë ditëve të fundit nga ana e kundërkandidatit të tij, nuk ka qenë në një frymë demokratike, “për shkak se është përdorur një gjuhë denigruese, e cila nuk është bazur në fakte, por më shumë në thashetheme”. “Kur dikush posedon fakte për një keqpërdorim të caktuar, është e udhës që këto fakte t’i prezantoj para organeve përgjegjëse”, shprehet ai,Berisha beson se koalicioni me PDK-në në Pejë do të ndihmojë në përmbysjen e rezultatit, për shkak se elektorati i këtyre dy partive në komunën e Pejës, është i përafërt në preferencat e tyre politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.