Lajmet e fundit

Berisha falënderon shqiptarët për urimin e ditëlindjes

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka falenderuar të gjithë qytëtarët shqiptarë, të cilët i kanë uruar ditëlindjen.

Ish-kreu i qeverisë në 15 tetor festoi 71 vjetorin e lindjes. Në një postim në fb, ai ka falenderuar të gjithë shqiptarë për mesazhet e urimit që i kanë dërguar.

“Falënderim!

Me 15 tetor unë festova ditëlindjen, 71 vjetorin tim. Këto ditë, nga miq shqiptarë dhe të huaj, të afërm, bashkëpunetorë të karrierës time politike e jo politike, mbeshtetës dashamirës të mi, fëmijë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar, qytetarë nga të gjitha rrethet e Shqiperisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe diaspora shqiptare kam marre këto dite dhjetera e mijëra mesazhe urimi.

Me këto këto mesazhe secili prej tyre kane shprehur urimet më të ngrohta, vlerësimet më të njerëzishme dhe dëshirat e tyre më të sinqerta ndaj meje. Ky lum i vërtet ndjenjash miqësore, fryme njerezore, dashurie dhe respekti ndaj meje, më ka lënë pa fjalë dhe është një frymëzim i madh për mua, një krenari e veçantë me secilin prej jush dhe burim i pashtershem energjie per te vazhduar se bashku perpjekjen tone fisnike ne mbrojtjen e asaj çka është e shtrenjtë për ne, vlerave dhe parimeve që ne ndajmë.

Thellësisht i prekur dhe emocionuar nga secili prej jush, ju shpreh falënderimet më të përzemerta, mirënjohjen time më të thellë dhe i lutem Zotit që urimin tuaj tua kthej në mirësi, jetë të gjatë, gëzime e suksese per ju dhe familjet tuaja! Miqësisht, Sali Berisha”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.