Lajmet e fundit

Berisha: Figurat më negative të 2015-ës: Mustafa, Thaçi dhe Veseli

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka vlerësuar se e mira e vetme që ka ndodhur gjatë këtij viti ka qenë bashkimi i partive opozitare, përderisa ka konsideruar se ky vit ka qenë mjaft i rëndë dhe i dështuar.

“Viti 2015 do të mbahet në mend si viti më i rëndë për qytetarët e Kosovës, vit ku në mënyrë të padrejtë është dashur t’i falen tokat tona Malit të Zi, vit i dështimit të liberalizimit të vizae dhe të pranimit të Kosoves në UNESCO, vit i stagnimit të zhvillimit ekonomik. Në këtë vit, veç një e mirë ka ndodhur: ajo ka qenë uniteti i opozitës dhe mbështetja qyteare, që permes rezistencave të tyre të ndryshme, ka bërë që faktori ndërkombëtar ta kuptojë se pronarë të këtij vendi nuk janë Hashimi e Isa, por qyetarët e këtij vendi, sepse këta deri tash, për vendin kanë folur dhe vendosur si “për bahçen e babës së tyre”, ka thënë Berisha për Gazetën Blic.

Deputeti i Kuvendit gjatë fundit të bisedës, si figura negative të vitit që po shkon, i ka veçuar Isa Mustafën, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.