Deputeti i Kuvendit të nga NISMA për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të të parëve të Qeverisë, Mustafës e Thaçit. Ai për Gazetën Blic, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, duhet të tërhiqen tani dhe se nuk është e nevojshme që të ndërhyjnë ndërkombëtarët.
“Deklarata provokuese e Isa Mustafës dhe Hashimit lidhur me qëndrimin e drejtë të opozitës, i kontribuon acarimit të situatës, prandaj sa nuk është bërë vonë ata duhet të tërhiqen e të bëhen të përgjegjshëm. Politika shtetërore nuk bëhet me FB, po bëhet me qëndrime prej burrështetasi kur është në pyetje prespektiva e vendit. Ndërhyrja ndërkombëtare nuk është e nevojshme dhe po mendoj se është primitivizim dhe adoleshencë politike nëse do të prisnim ndërmjetësim mes nesh nga të huajt. dhe me adoleshente është thirrja e pushtetarëve, të cilët kërkojnë të futen nën ombrellën e ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.
Berisha ka nënvizuar se situatën mund ta normalizojë vetëm tërheqja e nënshkrimeve nga Marrëveshjet e Brukselit.
“Dalja nga situata eshtë në dorën e qeveritarëve. Duhet të reflektojnë dhe të heqin nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit ose ti hapin rrugë referendumit, që për çështje madhore të vendosë populli si sovrani i vetëm i këtij vendi”, ka shtuar Berisha.
Ai ka thënë se Kosova është e popullit, andaj opozita nuk do të tërhiqet.
“Kosova nuk është e çifligarëve por e popullit. Disa çifligarë që po sundojnë vendin po bëjnë përpjekje t’i heqin sovranitetin Kosovës, për të cilin është derdhur shumë gjak. Prandaj opozita është e vendosur në kërkesën e saj, duke vënë barrikadë, për të mos lejuar dyshen Mustafa-Thaçi të realizojnë ndarjen e Kosovës”, ka përfunduar Berisha. /Gazeta Blic.