Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që u zhvilluan në Prizren, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se arrestimi i Drejtorit të Arsimit është vetëm një shkelje e ligjit, si shumë të tjera.
Berisha ka ftuar Prokurorin e shtetit të merret urgjentisht me Prizrenin, pasi sipas tij, hetimet duhet të behen edhe tenderëve ne shëndetësi, ku siç thotë ai, Ramadan Muja si shumë të tjerë, është i përfshirë në bandë të krimit të organizuar.
Ja postimi i tij i plotë:
Kryeprokurori i shtetit urgjent të formoj një taskforcë për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Prizren që ka marr përmasa alarmante. Gjendja e fundit e krijuar në Prizren kërkon një përqëndrim të organeve të drejtësisë për ta rikthyer gjendjen normale në këtë qytet që është përfshirë nga skandalet në të gjitha resoret e qeverisë lokale, ku dhjetëra zyrtarë politik e administrativ janë përfshirë si një bandë e organizuar nën petkun partiak në krim të organizuar, korrupsion, kidnapime,araq,fajde për të relizuar pasurimin në kurriz të qytetarëve dhe pasurisë puplike duke zhvatur taksat e qytetarëve.
Arrestimi i Drejtorit të Arsimit është një nga shumë rastet e rënda të shkeljes të ligjit në këtë qytet, por masa e Gjykatës së Apelit është një dëshmi se zëdhënsëja “partia ne pushte” duke bërë presion puplik përmes deklaratave ka arritur të bëjë presion në organet e dretësisë ku me të drejt raportet ndërkomtare folin për ndikimin politik në organet e drejtesis. Duke filluar nga vet Ramdan Muja si kryetar i qytetit, të gjithë janë involvuar si një bandë në krim të organizum duke degraduar qytetin e Prizrenit deri në shkallën e papërballushme. Nisja e hetimeve edhe pse me vones ndaj zyrtarve të Urbanizmit dhe Ispektoriatit besoj shumë se i hap rrugë hetimeve që duhet ti bëhen fenomenit të tenderomanisë në Shëndetësi, ku Muja përmes djalit të vet besoj se është i involvuar, si dhe Shërbimeve Puplike ku dyshoj se janë të involvuar edhe koka e krimit që gjendet në Prishtinë. Prandai e them me përgjegjësi si Deputet i Kuvendit të Kosoves se është momenti i fundit qe Kryeprokurori i shtetit të merret seriozishtë me Prizrenin.
Z.B