Lajmet e fundit

Berisha: MSA-ja shënon realizimin e ëndrrës së Presidentit Rugova

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjës së Stabilizim Asociimit midisë Kosovës dhe Bashkimit Europian në Strasburg.

Berisha ka thënë se kjo marrëveshje shënon një arritje të madhe në realizimin e ëndrrës europiane të qytetarëve të Kosovës, arkitektit të Kosovës së pavarur dhe europiane, Presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftetarëve të lirisë.

“Nje dite historike ne marredheniet e Kosoves me Bashkimin Europian. Firmoset ne Strasburg Marreveshja e Stabilizim Asociimit!

Te dashur miq, sot ne Strasburg u firmos Marreveshja e Stabilizim Asociimit midis Republikes se Kosoves dhe Bashkimit Europian. Marreveshja u firmos nga kryeminstri i Kosoves Isa Mustafa dhe perfaqesuesja e Larte e BE. Per Pune te Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Mogherini si dhe ministri per ceshtje te integrimit europian Bekim Çollaku dhe komisionerit per zgjerimin dhe fqinjesine, Johannes Hahn.

Marreveshja eshte kontrata e Kosoves me BE. Ajo shenon nje arritje te madhe ne realizimin e endrres europiane te qytetareve te Kosoves, arkitektit te Kosoves se pavarur dhe europiane, Presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftetareve te lirise.

Kjo marreveshje e Kosoves, shtetit me te ri ne Europe eshte lajm i gezueshem per mbare kombin shqiptar dhe eshte hap i madh dhe historik ne procesin e integrimit te saj ne BE. Urimeee!! “, thuhet nëurimin e Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.