Lajmet e fundit

Berisha: Muhaxheri ta ndalë gjuhën e shpifjeve, ti këthehet detyrave për qytetarët e Pejës

Qytetarë të Pejes dhe të Kosovës, jeni dëshmitarë se ditëve të fundit kanë ndodhur një seri e shpërfilljes së gjuhës politike, deri në nivelin e fyerjve dhe shpifjeve për veprime të paqena nga Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri në drejtim të figurës sublime të luftës dhe të paqes z. Ramush Haradinaj. Muhaxheri, njëkohësisht ka fyer edhe qindra bashkëluftëtarë të luftës për liri e që janë thelë të indinjuar.
 
Sulmet e këtilla më së shumti do ta dëmtojnë vet shpifësin e tyre, përkundër insinuatave dhe tentimin e manipulimit me publikun pejan dhe qytetarët e Dukagjinit,duke fyer dhe të shpif ndaj liderit z. Haradinaj është totalisht e papranueshme. Kriza politke në Prishtinë nuk mund të mbrohet nga Peja. Peja dhe Kosova nuk meritojnë trauma të shpifjes dhe të fyrjeve. Sa më parë duhet liruar nga kjo logjikë e keqe e mentalitetit të tejshuakar ideologjik.
 
Lideri ynë z.Ramush Haradinaj ka kaluar nëpër shumë sfida në rrugën për liri dhe padrejtësi të pasluftës, që ligjërisht kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë. Është e pa kuptimt se si ende ka mendime dhe veprime të cilat edhe sot e kësaj dite pa asnjë nevojë po provokojnë logjikën e shëndosh të qytetarit të Pejës, Dukagjinit dhe gjithandej Kosovës.
 
Konkretisht, si qytetarë i Pejës,dikur bartës i luftës për liri, dhe tani si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i bëj thirrje z. Muhaxheri që të qëndrojë karrshi detyrave të tij si kryetar i Pejës në funksion të nevojave për gjithë qyetarët e Pejës dhe besoj që ka shumë më shumë punë ditore, përçka është në mandate si kryetar, se sa të merret me kaq gjuhë të ultë politike.
 
E këshilloj dhe e inkurajoj që të tërhiqet nga deklarimet e tij të përsëritura, njëherit shumë të ulta dhe denigruese të cilat për qëllime të pastra politike, po tentohet të atakohet personaliteti i pathyeshëm e i pastër i z. Haradinaj.
Nga sot edhe zyrtarisht do të ballafaqoheni me drejtësinë për veprime të pamatura fyese dhe shpifëse, e të cilat besoj se do krijojnë një standard të ri të komunikimit në skenën tonë politike.
 
Rrustem Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës
Pejë, 04.11.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published.