Besart Berisha rrumbullakon 10 gola në elitën e futbollit australian dhe i afrohet liderit të shënuesve! Sulmuesi nga Kosova shkëlqeu në fanellën e kampionit në fuqi, Melbourne Victory , e cila skuadër si mysafir barazoi me rezultat 3:3 me Central Coast Mariners-in, në takimin e javës së 13-të. Berisha ishte i shpejt, i pandalshëm dhe realizoi dy gola. Në minutën e 12-të, vendasit kaluan në epërsi me golin e Ascroft pas asistimit të Austin. Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë, Bingham (30’) e Austin (35’), duke thelluar epërsinë në 3:0.
Pjesa e dytë ishte tejet interesante dhe rikthim sensacional i kampionit në fuqi dhe krejt falë shqiptarit. Berisha e energjik, ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 60-të. Pas gjashtë minutave Thompson realizon për 3:2 dhe sërish Berisha në skenë. Ai me mjeshtrin e tij shënoi dhe barazoi rezultatin 3:3, duke dhuruar një pikë ekipit të tij, e cila e mban pozitën e pestë me 21 pikë, kurse Central Coast Mariners është në vend të fundit (i dhjeti) me 9 pikë të tubuara. Fornaroli i Melbourne Cityt kryeson listën e shënuesve, i ndjekur nga Berisha me 10 sosh.
https://www.youtube.com/watch?v=-_LU-Mm44pg