Deputeti i Nismas, Zafit Berisha ka thënë për Gazetën Blic, se do të shkojnë në takimin e thirrur nga Presidentja Jahjaga, si Opozitë e Bashkuar.
Ai në një prononcim, ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe se qytetari duhet të vendosë përmes referendumit.
Ja deklarata e tij e plotë:
“Ne ftesën eventuale ne do të përgjigjemi si Opozitë e Bashkuar, që nëse ka nevojë edhe njëherë presidentes me ia bë me dije se opozita nuk heq dorë nga mbrojtja e soranitetit të vendit.
Mosshkuarja e Isa Mustafës në takim tregon injorancën e Kryeministrit, karshi situatës së rëndë dhe është edhe një tregues se opozita s’ka përse të shkojë në takim sa për formalitet të Atifetes. Zgjedhjet janë mundësia për të dalë nga kjo situatë, veçse duhet guxim intelektual e përgjegjësi instutucionale për ta tejkaluar këtë situatë. Qytetari të vendos përrmes referendumit, lidhur me të ardhmen e Kosovës, e cila është duke u vënë në pikëpyetje nga koalicioni i “elefantëve”.