Futbollisti i Kosovës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha, është shprehur pas miqësores me Shqipërinë se, është i lumtur që ka zgjedhur të luajë për ekipin e Albert Bunjakit dhe se nuk është penduar për këtë zgjedhje.
Por ai është shprehur se, nëse do e thërriste De Biasi për Euro 2016, ai më parë do të konsultohej me FFK-në dhe do të vendoste, shkruan Albeu.
“Jo nuk jam penduar që kam zgjedhur Kosovën, jam shumë i lumtur dhe do të jap më të mirën time, nëse Shqipëria do të më fton për Euro 2016, atëherë do të merrem vesh me përfaqësuesen e Kosovës dhe do të vendos”, është shprehur Bernard Berisha.