Lajmet e fundit

Berisha paralajmëron Serbin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e NISMA-së për Kosovën, Zafir Berisha, në një prononcim për 7dite.info, ka folur rreth ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës. Berisha është shprehur se me arretimin e deputëtëve të opozitës, qeveria po mundohet që ta zbrapsë opozitën.

“Qeveria e Serbisë po mundohet që ta realizoj projektin e saj në Kosovë e cila quhet Zajednicë e ku nënkupton kthimin e Serbisë në Kosovën e pavarur dhe sigurisht që as arrestimet e djeshme e as arrestimet e mahershme dhe arrsetimet në të ardhmen që mund t’I bëjnë nuk mund të ndalin vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Berisha për 7ditë.info.

Ai është shprehur se vullneti i deputetëve për ta penguar kthimin e Serbisë në Kosovë dhe të Zajednicës asnjëherë nuk do të ndalet.

Bersha ka thënë se pas këtyre ngjarjeve opozita do ta shqyrtojmë mundësinë e pengimit të fjalimit të Presidentës Jahjaga në Kuvend.

“Opozita do ta shqyrtojmë munësinë qe edhe fjalimin e Jahjagës ta pengoj. Ne nuk kemi dashur të merremi me Presidenten dhe me fjalimin e saj formal sepse ne e dim që Presidentja është një ‘kukull’, është shprehur Berisha për 7ditë.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.